Historia e GV

   
 


 

 

Mir Se Erdhet Ne RadioTrio

RadioTrioo

Kontakt

Artikulli

FAQ

Forum

Partneret

TV-TRIO

Lajmet Kategori

Foto Galeri

Historia e GV

Kerko

Libri i Mysafireve

Na Kontaktoni

Pershendetje Dhe Urime

Adem Ramadani

Top Trio

Barcoleta

RTV Dani

Muzik Tallava

Kush Eshte OnLine

Login

 


     
 

HISTORIA E GOSTIVARIT

GOSTIVARI – QYTETI I MIQVE Rreth Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17p. e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërcovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjindur në mes të Kërcovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm.

Sipas një legjende emri i tashëm i qytetit është emëruar në kohën e sundimtarit Vukashin edhe atë GOSTI – mysafir. Meqë ka pasur një numër të madh të vizitorëve, miqve nëpër këto vise edhe gjatë periudhës së sundimit të turqve në turqishte vendin e kanë thirur “GOSTIVAR“ (miq ka). Vetë emri Gostivar quhej vend i tubimit të miqve “Qyteti i miqve”. Në vitin 1850 gjeologu dhe balkanologu Ami Beu në përshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë sE në Pollog gindet “fshati I madh” Gostivari, ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX. Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari. Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë. Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që për venbanim ka zgjedhur këtë qytet. Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit.

Qyteti i Gostivarit gjindet nëpër anale historike nga historianë në zë të cilët japin të dhëna të rëndësishme për ekzistencën, strukturën, etj. që vërehet edhe në dhënat statistikore që i jep etnologu bullgar Vasil Kincev, sipas të cilit në Gostivar në fund të shekullit XIX ka pasur 3735 banorë, 3180 shqiptarë, 310 të krishterë (maqedon, sërb) 200 romë (cergë), 20 turq dhe 25 vlleh. Ndërsa sot, statistika e Gostivarit është:

Nacionaliteti Numri Përqindja Shqiptar 54038 66.6% Maqedon 15877 19.5% Turq 7991 9.8% Rom 2237 3.8% Vlleh 15 0.01% Serb 160 0.19% Boshnjakë 39 0.04% Të tjerë 685 0.84% Gjithsejt 81042 100%

Qytetet me ekzistencë të hershme kanë tradita, histori, kulturë, shenja nga lashtësia, gjë që bën qw gjurmët e tyre tw duken qartë edhe në ditët tona. Pikërisht qyteti i Gostivarit është i shenjëzuar nga Kulla e Sahatit e cila qëndron si dëshmitare memece e ndodhive këtu, prej vitit 1566 e deri më sot. Kulla në pjesën më të madhe i ka ruajtur veçoritë e ndërtimit dhe nuk është rastësisht përmendore e kulturës. Shënimet dhe përmendoret e kulturës ku janë një numër i madh i xhamive, teqeve dhe kishave na kthejnë në një kohë kur në këto hapësira kanë ardhur turqit. Beu i parë i Gostivarit ka qenë Kara Mustafa Pashai. Gjatë sundimit të Sulltan Ibrahim Kanit (1639-1648) në vitin 1639 bëhet vezir i Perandorisë Osmane. Pas vdekjes së tij, kur e likuidojnë në Stamboll, djali i tij Ebu Bekiri vjen në Gostivar. Si pasanik i madh, pas vendosjes së tij në Gostivar, ndërton xhami, në afërsi të Lagjes Beg. Në vakufnamen prej vitit 1688, të cilën e ka parë personalisht Abdylhaqim Dogani, pranë xhamisë është ndërtuar medrese, që është shkolla e parë në Gostivar, një konvikt për nxënësit e fshatrave të afërta, ku përveç talebeve (nxënësve) janë ushqyer edhe të vobektit nga Gostivari. Në përbërjen e këtij kompleksi ka funksionuar edhe biblioteka.

Xhamija e Ebu Bekirit është rrënuar që përsëri ta ndërtojë xhaxhai i tij Ismail Aga. Ai ka qenë pasanik i madh. E ka ndërtuar edhe Kullën e Sahatit, që na e bën me dije se prej atëherë kjo xhami është quajtur Xhamia e Sahatit. Në vitin 1920 kjo xhami rikonstruohet. Verën e vitit 1944 rikonstruohet, qw për 50 vite më vonë të ndërtohet në themelet e kësaj xhamie, një objekt i bukur pranë Kullës së Sahatit që ndodhet në qendër të qytetit, Xhamija e re, Xhamija e Sahatit që ka një minare me dy sherife.

Fusha e Pollogut është krijuar si pasojë e zhvendosjeve të mëdha tektonike gjatë derdhjes së liqenit që ka ekzistuar në fundin e fushës gjatë tercierit dhe kuarterit nëpër luginën e Dervenit nëpërmjet të Vardarit në Detin Egje. Në këtë fazë gjeologjike është formuar reliefi themelor i fushës së Pollogut. Mali i Thatë me 1853 metra të lartësisë mbidetare dhe Mali Sharr me 2.748 metra të lartësisë mbidetare e shënojnë ambientin nëpër të cilin shtrihet qyteti.

Malet perëndimore dhe pjesët e shpatinjve janë të mbuluara me vegjetacion të begatshëm duke u dhënë këtyre hapësirave karakter të theksuar pyllor, ndërsa ato lindore janë të zhveshura dhe të shkreta për shkak të përbërjes gëlqerore.

Fusha e Pollogut është në 300-600 metra lartësi mbidetare. Ajo është thesar i vërtetë për prodhimet bujqësore që shfrytëzohet me të madhe.

Prodhimi i zhvilluar bujqësor nuk mundet që të thuhet se është dominant, sepse Gostivari sot zhvillohet në qendër moderne biznesi në të cilën zhvillohen prodhimi dhe shërbimet. Baza është në të kaluarën, në zejtarinë e zhvilluar dhe në sistemet e mëdha industriale të cilat për shkak të modeleve të organizimit dhe drejtimit, nuk arritën që të ekzistojnë në garrën e tregut. Këtu një kohë ekzistonin zejtarë kulminantë të cilët tregut i ofronin prodhime të lloj-llojshme, e që sot të mbijnë kompani brendet e të cilave janë të njohura edhe jashta kufinjve të Maqedonisë.

Territori i Komunës së Gostivarit është territor mjaft i begatshëm me ujëra të përherëshme dhe të përkohëshme që e mbulojnë territorin duke krijuar gërshetim nga lumenjtë dhe prockat me ujë gjatë tërë vitit . Lumi më i gjatë në Republikën e Maqedonisë, Vardari, buron pesë kilometra në perëndim të qytetit të Gostivarit. Në vete i grumbullon lumenjtë dhe prockat më të vogla në rrugën e gjatë deri te Deti Egje. Duke kaluar vërtetë nëpër vise atraktive, Vardari dhe degët e tija, kalimtarit të rastit i ofrojnë kënaqësi të vërtetë që e ka krijuar natyra, e adhuruesve të peshkatarisë përjetim që mbahet mend.

Gjallërinë në qytet e jep jeta kulturore. Nën patronazh të rinisë gostivarase në qytet funksionojnë disa SHKA, të cilët aktivitetin e tyre e shpalosin qoftë në Shtëpinë e Kulturës, qoftë në ambient të hapur ...

Jetë të begatshme dashamirëve të sportit u ofrojnë një numër i madh klubesh si në basketboll, futboll, hendboll ...

Veçoritë natyrore, veçanërisht malet përreth dhe liqeni i bukur i Mavrovës që ndodhet në vetëm 25 kilometra larg Gostivarit, në të ardhmen duhet që ta promovojnë qytetin në qendër turistike. Për vetëm tridhjetë minuta mund të arrihet në natyrë, në liqe apo mal. Do të pajtoheni me të vërtetë rrallë, jashtëzakonisht dhe bukur. Fotografia e vërteton këtë. D.m.th. ka më shumë shkaqe pse të vihet në Gostivar, të njoftoheni me banorët e tij, me të kaluarën e tij si dhe me të tashmen. Do të jeni të MIRËSEARDHUR.

Feed Name # Articles Joomla! - Official News 5 Joomla! - Community News 5

POZITA GJEOGRAFIKE (1) Pozita Gjeografike Natyra mahnitëse, toka, pozita e volitshme gjeografike, mbi 500 m lartësi mbidetare, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij qyteti i shumë ngjarjeve dhe personaliteteve, GOSTIVARI.

Për të soditur për së afërmi panoramën e mrekullueshme të qytetit të Gostivarit qoftë duke ardhur nga Tirana, në Ohër për në Gostivar, apo nga Prishtina, Shkupi, nga Tetova për në Gostivar, shfrytëzohen autostrada moderne që shkelin nëpër fushën e gjerë të Pollogut. Përndryshe të gjitha komunikacionet, rrugore apo hekurudhore, mundësojnë qarkullim të shpejtë. Në njëqind kilometra në jug ndodhet aeroporti në Ohër dhe rreth nëntëdhjetë kilometra larg aeroporti në Shkup.

Gostivari është komunë e cila kap sipërfaqe prej rreth 650 kilometra katrorë. Qyteti paraqet mjedis administrativ, politik,kulturor dhe biznesor për mw tepwr se tetëdhjetëmijë banorë, prej të cilëve në vetë bërthamën e qytetit jetojnë rreth 36 mijë. Mjedis tipik multikulturor. Në të jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, romë e të tjerë. Qytet i cili paraqet me të vërtetë vend të bukur jetese, duke ofruar klimë të këndshme në të gjitha stinët e vitit, vendpozitë e mrekullueshme, komunikacion, kushte për biznes, shkollim...

Mu për këtë arsye me vite përpara, qartë është shprehur ekspanzioni edhe i popullatës, edhe i zhvillimit ekonomik, kultivimit të veçorive dhe veçanërisht i kujdesit dhe krijimit të kushteve sa është e mundur më kualitative për jetesë. Prej pranverës së vitit 2005, perspektivat janë edhe më të fuqishme, me decentralizimin në vijim, me çka përkujdesjen në pjesën më të madhe tw punwve publike e ka pushteti lokal. Përndryshe, rezultatet tash më edhe shihen. Tradita e jep shenjën në çdo mjedis. Banorët e Gostivarit me kënaqësi do t’ua rrëfejnë tregimin për atë se si është krijuar emri i qytetit të tyre . HISTORIA E GOSTIVARIT (2) AKTUALITETE (1) GOSTIVARASIT FESTUAN PAVARËSINË E KOSOVËS Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Komuna e Gostivarit nën patronatin e kryetarit Nevzat Bejta në qendër të Gostivarit organizoi një sërë aktivitetesh kulturoro-artistike me të cilat qytetaret e Gostivarit e ndajten gëzimin e madh me popullin e Kosovës dhe gjithë shqiptaret anëmbanë botës. Sot Gostivarasit përjetuan momentin e shumëpritur, momentin e ëndërruar nga çdo shqiptar, sot Gostivarasit festuan shpalljen e pavarësisë së shumë pritur të Kosovës. Për atmosferën e këndshme u kujdesen shoqëritë artistike nga qyteti i Gostivarit dhe recitalet e mrekullueshme të interpretuar nga nxënësit e shkollave të qytetit. Fjalë përshëndetëse mbajti kryetari Nevzat Bejta i cili në mes tjerave theksoi: Të nderuar qytetarë të Gostivarit, Sot është ditë e veçantë jo vetëm për ne si qytetarë të Gostivarit por për gjithë shqiptaret kudo që jetojnë. Sot është dita më e lumtur, është dita më e gëzueshme, është dita më perspektive për gjithë shqiptaret.

Në vazhdim të përshëndetjes së tij kryetari Bejta përmendi amanetin shekullor të gjithë atyre që sakrifikuan për këtë ditë të madhe. Me këtë rast kryetari Bejta shtoi: Të nderuar qytetarë të Gostivarit. Para 130 viteve anëtaret e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit kanë lënë amanetin e tyre që Kosova të bëhët e pavarur, amanetin e dëshmorëve që Kosova të bëhët e pavarur, amanetin e gjithë shqiptarëve që kanë vdekur para nesh me fjalet e fundit të tyre Kosova të bëhët e pavarur, të nderuar qytetarë SOT ky amanet u realizua, sot Kosova është e pavarur. Është luftuar për Kosovën shumë sepse Kosova është zemra e shqiptarisë se pa zemër trupi nuk mund të funksionojë dhe prej sot me shtetin e pavarur të Kosovës tokat shqiptare do kenë një perspektivë të mirë, do të shkojnë përpara në aspektin kombëtar, do hecin përpara në aspektin ekonomik, vetëm me Kosovën e pavarur bashkë me Shqipërinë, Maqedoninë, së bashku gjithë shqiptaret do të jenë në Evropen e bashkuar. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës hapet një faqe e re e historisë në tokat shqiptare. Urime, Urime, pavarësia e Kosovës, Rroftë shteti shqiptar i Kosovës. FOTO GALERIA (4) Galeria 1: Gostivari në Vitet 50 Galeria 2: Gostivari sot Galeria 3 Gostivari në panoramë

 

 

 

 

Powered By Dj Cazanova

 
 

 

 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden