|
|
|
|
|
|
|
|
Barcaleta nga njerëz të humorit shkodran
Barcaletat janë mbledhur nga Lum Faslija |
Kush dreqin hyp atje nalt!
Një çift po dilte në qytet. Rrugë e gjatë, nxehtë i madh, para tyre ndodhet një pemë dhe ata bashkë vendosin m'u ul nën të. Pas një farë kohe gruaja çon kryet lart me pa, kur shef dy zogj sqep më sqep dhe i thotë të shoqit:
- Mor burrë ça janë ka bajnë njata zogj atje lart?
- I shoqi: janë ka puthen.
- Gruaja: po pse nuk me puth edhe ti mua?
- Burri ia kthen: po kush dreqin hyp atje nalt. |
Çobani dhe vajza.
Nji çoban me bagti ishte afër nji prronit. Po binte shi pa masë. Mbas nji farë kohe prroni po fillon m'u shtu e me u shtu, kur çobani po ndin nji za, "u mbyta, u mbyta..." Vrapon bariu në drejtim të zanit kur shef nji vajzë që kishte mbet në prrua, e ndimon atë dhe mbas pak vajza i thotë atij se si mund t'ia shpërblente, pasi i shpetoi jetën. Bariu i thotë se nuk do asgja. Atëherë vajza fillon me u zhvesh e me u zhveshë. Kur shkon tek mbathjet vajza i thotë bariut: edhe i to kanë mbetë, dhe fillon me i heqë edhe ato, por bariu shumë zemër gjanë e ndërpret duke i thënë: a din ça, mos i heq fare se me bijnë të mëdhaja... |
Nexhoja në fabrikë të cigareve.
Kishte ardhë Nexhoja ne fabrikë të cigareve me taku nji shok të vetin, mirëpo roja nuk po e lente me hi brenda. Shoku i tij nuk po dilte me e taku kështu që nexhoja don me hi me forcë. Roja e kap për këmishe, dhe i mbet nji copë e këmishës në dorë. Roja e shef Nexhon të nevrikosun dhe të heshtun. Pas pak, roja i thotë Nexhos:
- Po më vjen keq për këmishën, ishte e bukur!...
Nexhoja: - Eeeeeeeedhe coooooopë e fortë... E ar a ban me kalu tesh?... |
Nexhoja dhe gardalina.
Nexhoja ishte tuj ecë ka rruga e rusit, tuj sha e tuj ba. Nji djalë i thotë:
- Ç'a ke mor Nexho?
Nexhoja: - Jam ngat'rru me policinë.
Djali: - Po pse mor Nexho?!
Nexhoja: - Kishte kalu mikrobuzi afër shpisë dhe ma kishin marrë gardalinën në ballkon.
Djali: - Mos mor po tesh?
Nexhoja: - Kam frikë se tash pom' transferojnë ndoj katund...
Djali: - Pse mor ç'a ju ka ba gardelina?
Nexhoja: - E kishin xanë tuj k'ndu kangë sllave... |
Vajza me çorapë bakllave.
Do djem, po gacmoshin nji vajzë, e cila kishte veshë çorape me kallëp bakllave. Por kjo ishte e përditshme. Fjalët ishin: 'çdo të hamë sonte bakllavë!...'
Mirëpo vajza u mërzit për çdo ditë, i njëjti avaz. Një ditë kur djemtë po i thoshin 'çdo të hamë sonte bakllavë', ajo kthehet e u thotë:
- Po mire mor çuna vetem tek bakllava ju rri mendja?
Djemtë: - Po.
Vajza: - Çfarë budadhenjsh?
Djemtë: - Pse?...
Vajza: - Se po të ngjiteni ma nalt do hanit kadaif... |
Hajduti dhe plaka.
Nji hajdut kishte hy me vjedhë kumbulla, mirëpo pa mbaru mirë mbushjen e gjinit, del nji plakë e i thotë:
- Ulu poshtë mor qafir, se po ta thërras policinë...
Mirëpo hajdutit nuk i pëlqejnë fjalët e plakës dhe ia kthen:
- O plakë, a po hyn brenda, a po ta baj?...
Plaka e ndigjon dhe hyn brenda. Kur hajduti mbush gjinin me kumbulla, ulet poshtë dhe ikën. Plaka e shef hajnin tuj ikë e bahet me nerva. Del jashtë e i thotë:
- I poshtëm! ti keke edhe hajn edhe rrenacak... |
Gjahtari i fundit
N'andje heret, në nji klub gjahtarsh ishin mledhë nji grup shokësh, dihet gjahtarë, dhe po thoshin historitë e tyne që u kishin ndodhur gjatë natës. Fillojnë tuj tregu historitë me rradhë, kur vjen rradha e të fundit ça me ju diftu mor shokë, nuk më ka ndodhë ndoj herë si mbramë. Shokët: "pa he mor, ça te ka ndodh?" Gjahtari po më kalon para kamve nji lepur nja dhjetë a dymbëdhjetë kilesh edhe po ndalet në nji kaçube. Avash-avash e marr ne shenjë dhe e qëlloj bam!... - lepuri me kambë përpjetë. Në këtë kohë vjen kamarierja me marrë porositë dhe ikë prapë. Gjahtari thotë: "ku e lamë?" Shoku: "me kambë përpjetë..." Gjahtari vazhdon "e t'ja bana nja dy-tri herë..." |
Dhëndërri dhe nusja
Në disa fshatra të jugut, kur bahen dasma kane disa kange me ngacmime. Nji prej tyre - nga ana e dhëndërrit; nuse o nuse o, a e ke pa llozin e portës o nuse o nuse o...
Nga ana e nuses jane me te shkathët: dhëndërr o dhëndërr o, a e ke pa pusin e shpellës o dhëndërr o dhëndërr o... |
Tre djemtë
Tre djem ishin tuj u ngatërru me njeni-tjetrin e tuj i thanë njeni-tjetrit s'ke m'u rrit ma, ke me metë i shkurtun, etj. Kur mas pak kohe, i madhi prej ture thotë: unë kam m'u rrit ma shum se ju, i dyti pyet: pse? I madhi: se gjyshi jem asht i gjate sa kalaja. I dyti: oh une kam m'u rrit ma shume se ti. I vogli: e pse ke me rrit ma shum se ai? Ai i dyti: se gjyshi jem asht kaq i gjate sa prek ret me dorë. I vogli pyet: kur gjyshi jot ka prekë retë, si ishin të forta apo të buta? I dyti ia kthen: të buta. I vogli: he, ai pra ka kap topet e gjyshit tem! |
Powered by Dj Cazanova
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|